KH Rahoveci dhe Grapeland Rahoveci janë dy klubet në dy sporte që janë të pamposhtura këtë edicion në kampionatet ku garojnë.
KH Rahoveci i ka të gjitha fitore nga të gjitha ndeshjet e zhvilluara.
Dominimi ishte më i thellë se kaq, duke mposhtur pa problem rivalët kryesorë, e në ndeshjet tjera luajtën të rinjtë e veteranët.
Kampioni i Kosovës nuk është i vetmi ekip që mbeti pa u mposhtur.
Edhe Grapeland Rahoveci javë më parë përfundoi pjesën vjeshtore si kampion i padiskutueshëm duke mos ditur për humbje.
E rëndësishme është që edhe Grapeland Rahoveci por edhe hendbolli meritojnë sallën plot në stinorin pranveror.
/Rahoveci24/


