Rahoveci kontakton Groshën, vetëm edhe një javë për ta kompletuar ekipin

KB Rahoveci ka shumë pak kohë dhe si duket shumë pak opsione për ta kompletuar ekipin deri në fund të afatit kalimtar më 8 gusht.

Aktualisht gjendja në klub është tejet dramatike.

Arsyeja është se klubet rivale kanë nënshkruar me të gjithë lojtarët vendorë dhe opsionet e mbetura janë jo aq të preferueshme.

Sipas burimeve të sigurta të Rahoveci24, klubi ka kontaktuar Ergin Groshën në mungesë të opsioneve pasi edhe superylli i Kosovës në pozitën 4 (emër i njohur për redaksinë) po kërkon rinovimin me skuadrën aktuale të tij dhe Rahovecin sipas krejt gjasave do ta refuzojë.

E gjithë kjo po ndodh pasi klubi nuk e do më në skuadër superyllin Alban Veseli, i cili kaloi 2 edicionet e fundit me Rahovecin dhe po kërkon KË DO në vend të tij, qoftë edhe lojtarë të profilit rezervist si Ergin Grosha.

Ankthin e klubit për pozitën 4 e ka shtuar edhe Bardh Rexha – ky i fundit i destinuar për t’u larguar nga KB Rahoveci pas oferta e të shumta dhe negociatave që kolapsuan ende pa nisur mirë me klubin vreshtar.

I destinuar për t’u larguar është edhe Altin Selmancena i cili do të kalojë në Ligën e Parë.

Aktualisht Rahoveci s’ka bërë asnjë zyrtarizim, pasi ende nuk ka kompletuar ekipin, konfirmojnë burimet e Rahoveci24 dhe klubi ka vetëm 7 ditë ta bëj këtë.

Aktualisht klubi ka marrëveshje (jo-zyrtarisht) vetëm me trajnerin Fotis Takianos, dhe lojtarët Visar Ejupin, Altin Morinën, Musab Malën dhe 4 amerikanë.

Gjithsej klubi ka vetëm 7 lojtarë dhe pa i pasur së paku 10 nuk mundet që as stërvitjet t’i fillojë dhe këtu po ndikon në masë të madhe vonesa e madhe në përgatitje, pasi klubet tjera kryen përforcimet ashtu sikurse dështimi për të bindur Bardhin dhe Altinin që të rinovojnë.

Rahoveci24 do t’iu mbajë të informuar për negociatat me Ergin Groshën dhe superyllin e Kosovës (emrin e të cilit do ta zbulojmë shumë shpejt, jemi në pritje të konfirmimit për mbylljen me sukses apo dështimit të negociatave).

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.