Rahoveci, komuna me rrugët më të këqija

Komuna e Rahovecit dhe veturat e qytetarëve të komunës së Rahovecit tash e sa kohë ballafaqohen me rrugët më të këqija ndër vite.

Teksa përmriësimi i tyre ndodh vetëm para fushatave zgjedhore, rrugët vetëm “arnohen” në vende të caktuara ku për një kohë të shkurtër rrugët kthehen siç kanë qenë.

Alarmante mbetet edhe fakti se pusetat nuk mirëmbahen fare dhe janë me efekt të njëjtë si gropat.

Rahoveci mbrëmë mori çmimin e komunës kinse me performancën më të mirë, por nëse do të jipej çmim për rrugët më të këqija, apo rrugët me më së shumti gropa atëherë Rahoveci do të shpallej kampion.

Besnikët e kryetarit të frustruar nga mos arritja e reklamimit si duhet të “suksesit” si komuna me performancën më të mirë, nuk po i ndalin komentet, por ata nuk kanë nevojë të shpenzojnë energjinë kot – kryetari i tyre më i miri në botë ka fituar 65% të votave dhe ata nuk janë në vit zgjedhor, thjesht duhet që t’u grahin punëve.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.