Rahoveci kërkon nga Qeveria dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar nga pandemia dhe vërshimet

Pos dëmshpërblimit, kreu i Komunës, Smajl Latifi, ka kërkuar edhe rritjen e subvencioneve për ta.

“Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje i jam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar: dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar, rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët… për të gjithë bujqit dhe fermerët”, thotë Latifi, raporton Zeri.info.

640x74

Ai theksoi se përkrahja që vjen, qoftë nga Qeveria ose donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës që ai drejton.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.