Rahoveci jeton për ndeshje të tilla, pavarësisht rezultatit – sot veç një ndeshje e radhës ndaj Yllit

Sonte nga ora 20:15 zhvillohet gjysmëfinalja e tretë ndaj KB Yllit. Teksa presioni po rritet për vendasit, për Rahovecin kjo është vetëm një “ndeshje e radhës”.

Rahoveci udhëton me rezultatin 1-1 nga dy ndeshje të para shumë të forta me rezultat të ngushtë.

Ndeshja e cila ka një fillim në mbrëmje mezi pritet në Rahovec dhe lokalet pritet që të jenë të stërmbushura nga dashamirë të basketbollit në përkrahje të KB Rahovecit.

Pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshje, Rahoveci jeton për ndeshje të tilla dhe presioni nuk është fare prezent në ambientin Vreshtar. Ekipi udhëton tepër i relaksuar për këtë duel të tretë gjysmëfinal në kuadër të një sezoni të mrekullueshëm.

T’i lëmë gjykimet individuale të lojtarëve anash.

Ne jetojmë për ndeshje të tilla pavarësisht rezultatit – dhe e rëndësishme është që jo vetëm adhuruesit, por edhe lojtarët të KËNAQEN DUKE LUAJTUR BASKETBOLL!

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.