Rahoveci i pafat, shokohet nga treshja e Burke në sekonën e fundit

Rahoveci ka pësuar humbje të pafat nga Sigal Prishtina me rezultat 83-80 në një ndeshje tejet dramatike dhe me kthesa në rezultat.

Çereku i parë filloi më mirë për vendasit që kaluan në epërsi, por paraqitja fantastike e Altin Morinës dhe Nick Banyard e çoi epërsinë në 10 pikë, përfshirë treshen e Malës në fund të pjesës së parë.

Rahoveci e mbajti epërsinë deri në fund të çerekut të tretë, kur gjithçka filloi të përmbyset.

Prishtina hyri në seri me 5 treshe rresht, ku shkëlqeu Dachon Burke, kurse Rahoveci bëri shumë gabime në fazën e sulmit dhe kolapsoi në mbrojtje, sidomos mbrojtja në perimetër, probleme këto që kanë qenë evidente nga fillimi i sezonit.

Atëherë kur Rahoveci ishte afër të siguronte fitoren e shumë-nevojitur për ta kthyer sezonin, u shfaq Dachon Burke i cili në sekondën e fundit mbi dy lojtarë shënoi për tre pikë duke na shokuar të gjithëve.

Dachon Burke ishte më i miri me 33 pikë, kurse te Rahoveci shkëlqyen me double double Nick Banyard 30-10 dhe Altin Morina 12-11.

Për Rahovecin kjo është humbja e tretë e sezonit nga katër ndeshje dhe gjendet në vendin e parafundit në tabelë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.