KB Rahoveci shënoi mbrëmë fitoren e radhës pas disa humbjeve rresht. Viktimë ishte Ponte Prizreni në Prizren.
Sfida u zhvillua më në fund me mbrojtje më të fortë nga ekipi.
U pranuan vetëm 66 pikë dhe u shënuan plot 73 që mjaftoi për fitoren e radhës.
Pas kësaj fitore karriga e Bujar Locit mbetet më stabile pas disfatave rresht të pësuara, sidomos ndaj Yllit.
Rahoveci po pret përfundimin e palestrës për të vazhduar garat dhe për të qenë prezent fuqishëm në playoff. /Rahoveci24/