Rahoveci e ka regjistruar humbjen e dytë sezonale ndaj Bashkimit me rezultat 85-80.
Ndeshja ishte e ngushtë, por mysafirët fituan jo falë kualitetit, por mungesës së përqëndrimit.
Minnis dhe Fred ishin më të mirët me nga 27 pikë, por ata nuk patën përkrahjen e bashkëlojtarve.
Befasoi me paraqitjen Ujkan Karanezi, ku ish lojtari i Rahovecit që as stolin nuk arritu ta siguronte në ekipin tonë para dy edicionesh realizoi 17 pikë.
Me këtë humbje Rahoveci rrezikon vendin e tretë me një fitore më shumë se Bashkimi që po afrohet në tabelë.
Pos humbjes lajm i mirë mbetet shtrimi i parketit në palestër e cila pritet të përfundojë me 17 shkurt. /Rahoveci24/