Rahoveci gjatë gjithë të enjtës mbetet pa ujë, shkak punimet e KRU Gjakova

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se në disa vende nuk do ketë furnizim me ujë gjatë të enjtës.

Uji do të ndalet për Zonën e Rahovecit, Prizrenit dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

Njotimi i plotë i KRU “Gjakova”:

Ndërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë për Zonën e Rahovecit, Prizrenit dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për arsye të punimeve të paraqitura si pasojë e defektit të ndodhur në gypin Ø800 në fshatin Bishtazhin jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë sonte nga ora 22:00 e mbrëmjes.

Zonat të cilat do atakohen nga kjo ndërprerje e furnizimit janë; degëzimi Dol, Lipovec, Rogovë po ashtu e gjithë Njësia e Rahovecit dhe e Lumëbardhit të Prizrenit. Për shkakë të komplicitetit të intervenimit nuk mund të parashikojmë orën e saktë të rikthimit të furnizimit gjatë ditës së nesërme.

KRU “Gjakova” sh.a.

11.10.2023.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.