Rahoveci gati të nis ndërtimin e muzeut për Ukshin Hotin

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Rahovec ka filluar përgaditjet për ndërtimin e muzeut për Ukshin Hotin.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj drejtorie në Rahovec, Rumir Zhuniqi, shkruan gazetametro.net.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai ka ftuar të interesuarit të marrin pjesë në debatin publik për hartimin e projektit të këtij kompleksi, i cili do të bëhet për Ukshin Hotin.

“Ftojmë të interesuarit; qytetarët, arkitektët, inxhinierët, artistët, ekspertët e muzeve, veprimtarët, shoqërinë civile dhe palët e interesuara, që të marrin pjesë në debatin publik për hartimin e projektit ideor të kompleksit muzeor të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe”, ka shkruar Zhuniqi në Facebook.

Ky debat do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Krushë të Madhe me datën 20 shtator, dhe fillon prej orës 19:00.

Ndryshe, Krusha po e nderon veprimtarin i cili rezulton i pagjetur bashkë me mbi 1000 persona të tjerë, që nga lufta e fundit në Kosovë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.