KB Rahoveci ka filluar stërvitjet në prag të sezonit të ri.
Stërvitja e parë u zhvillua me intensitet të lartë, ku prezent ishin edhe përforcimet.
Habiti prezenca e MVP të Kosovës U18, Rron Ukës, i cili para 2 orëve u zyrtarizua si lojtar pasi arriti marrëveshje me klubin.
Prezent ishte edhe James Stanback, përforcimi nga ShBA dhe Ron Grapci i ardhur nga Peja.
Po ashtu stërvitjeve me klubin ju kthyen edhe lojtarët vendas të qytetit.
/Rahoveci24/