“Rahoveci është gati për titull!” – Drejtori i KH Rahovecit me mesazh të madh para finales

Në prag të finales historike për KH Rahovecin, drejtori i klubit, Afrim Deliu, ka dhënë një deklaratë emocionuese për portalin Rahoveci24, ku thekson përkushtimin, bashkëpunimin dhe rëndësinë e përkrahjes nga tifozët për ndeshjen e së dielës.

“Kjo finale është rezultat i një pune të gjatë dhe të përbashkët – nga lojtarët, stafi teknik dhe gjithë njerëzit që qëndrojnë pas skenës. Si klub, jemi të përkushtuar ta përfaqësojmë Rahovecin me dinjitet dhe ta sjellim titullin në qytetin tonë. Kjo nuk bëhet pa përkrahjen e paçmuar të tifozëve tanë. Të dielën është vendimtare që të gjithë të jenë në sallë – bashkë ta nisim këtë finale me zemër dhe të tregojmë se Rahoveci është gati për kampion!”, u shpreh Deliu.

Pas një sezoni të mbushur me fitore dhe sakrifica, KH Rahoveci ndodhet vetëm një hap larg titullit. Kjo finale është jo vetëm sportive, por edhe emocionale për të gjithë qytetin, që qëndron pas klubit me zemër dhe krenari.

osa1

🔵 Të dielën, çdo zemër rahovecase në sallë – sepse është koha për të shkruar historinë!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.