Rahoveci e nisë mbarë, fitore e thellë ndaj Boreas

KB Rahoveci ka shënuar fitore të thellë ndaj Boreas në udhëtim me rezultat 91-67.

Klubi me shumë ndryshime në skuadër ka treguar paraqitje të mirë në Borea.

Çereku i parë ishte me shumë pikë, kurse i dyti ishte po ashtu dominues për Rahovecin me më pak pikë.

Rahoveci e përfundoi duelin me fitore 24 pikë epërsi.

Më të mriët ishin Junious Proëell me 21 pikë, 4 asistime dhe 4 kërcime, ndihmuar nga arti Hajdari me 21 pikë 5 kërcime, 6 asistime dhe 4 topa të vjedhur, kurse kontribuan edhe Bittine me 11 pikë e 8 kërcime dhe Arian Qallaku me 15 pikë 7 kërcime dhe tri asistime e tri tipa të vjedhur. Merovci shtoi 12 pikë.

Deihl realizoi 8 pikë me dy treshe nga tri tentime.

Rahoveci me këtë fitore arrin të futet në zonën pozitive të goshaverazhit.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të shtunën në Suharekë ndaj rivalit të përbetuar, Yllit, ku me një fitore Rahoveci do të siguronte me shumë mundësi vendin ne playoff. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.