Komuna e Rahovecit dhe Projekti DEMOS kanë nënshkruar kontratë për bashkëfinancimin e projektit për “Rregullimin e trotuarit në rrugën e UÇK-së (krahu i majtë) në qytetin e Rahovecit- faza e tretë”.
Si përfitues i grandit, kontrata është nënshkruar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, kurse nga Programi për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation, Fondacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, kontrata është nënshkruar nga Ertan Munoglu, zëvendësmenaxher i Projektit DEMOS.
Gjatësia e përgjithshme e projektit të përzgjedhur nga ana e Komunës së Rahovecit dhe që ka të bëjë me “Rregullimin e trotuarit në rrugën e UÇK-së (krahu i majtë) në qytetin e Rahovecit- faza e tretë” është 2 mijë e 150 metra.
DEMOS-i bazuar nga granti e fituar nga Komuna do t’i financojë 89 mijë e 100 euro, kurse pjesa tjetër do të financohet nga buxheti i Komunës së Rahovecit./Rahoveci24