Rahoveci në zgjedhjet e 11 qershorit ballafaqohet me një nga listat më zemërgjëra ndaj komunës së traditës së rrushit dhe verës.
Është koalicioni PDK – AAK – Nisma që u ka mundësuar qytetarëve të Rahovecit të kenë zgjedhje për tri kandidatët, Beatrisa Pista Demiri (63), Andin Hoti (83) dhe Smajl Latifi (68).
Qytetarët në kushte anonimiteti janë shprehur se ata do të votojnë për koalicionin e luftës, por kësaj radhe do të votojnë edhe kandidatët e partive të ndryshme.
Kështu, disponimi te votuesit e AAK-së dhe PDK-së është që të votohet edhe Beatrisa Pista – Demiri edhe Smajl Latifi bashkë me Andin Hotin, në mënyrë që koalicioni t’i ruajë votat dhe të çojë me votat e komunës tonë tri kandidatë.
Sipas projeksioneve aktuale dhe përshtypjes qytetare pritet një fitore prej mbi 70 për qind për koalicionin PDK – AAK – Nisma me 15 mijë vota që do të arrihen nga tri partitë e krahut të luftës, të cilat do të mjaftonin për t’i çuar në Kuvend të tri kandidatët nga kjo komunë.
Deri tash kandidatët mes vete s’kanë marrëveshje, por qytetarët tashmë kanë vendosur që të mos shikojnë dallimet partiake dhe të votojnë të gjithë kandidatët nga Rahoveci bashkë me liderët Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn.
Zgjedhjet mbahen më 11 qershor, këtë të dielë.