Rahoveci anëtarësohet në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon

Kryetari Samjl Latifi ka bërë të ditur se Rahoveci është anëtarësuar në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon.

Anëtarësimi është konfirmuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme dhe Forumit Ekonomik si dhe Turizmit Rajonal, ngjarje kjo e organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, anëtarë të së cilës tashmë është edhe Komuna e Rahovecit.

“Nën moton “Kurorat e Qyteteve Shqipëfolëse si Destinacion i Agroturizmit”, u diskutua mundësia e bashkëpunimit të ndërsjelltë në këtë drejtim. Një takim frymëzues si ky, na afron edhe më shumë me të gjitha vendet shqipfolëse, për aktivitete dhe projekte të reja përmes të cilave vihen në pah pasuritë tona kulturore, historike dhe turistike”, ka shkruar Latifi në njoftimin e publikuar.

Latifi ka theksuar se unioni i kryetarëve të bashkive shqiptare, është mundësi për të treguar, se shqiptarët i bashkon një gjuhë dhe një histori.

“Kjo strukturë e posaçme është padyshim një hap i parë i rëndësishëm që do të ndihmojë në zhvillimin e qyteteve tona. Punë të mira na presin gjatë vitit 2023, me fokus agroturizmin dhe sportin. Jemi bashkë! Faleminderit për pritjen e ngrohtë!”, ka shkruar Latifi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.