Rahovecasi lejoi vajzën e mitur të shkojë në ceremoninë e fejesës të saj, por ajo s’u kthye në shtëpi – arrestohet dhëndri për dhunim

Një dukuri shqetësuese në vendin tonë, padyshim që janë edhe lidhjet dhe martesat e vajzave të mitura me persona të rritur. Edhe pse është shkelje e të drejtave të fëmijëve, shumë prindër japin ‘dritën e gjelbër’ për fejesat e martesat e vajzave të tyre para moshës 18-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundi një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur në Rahovec, ku një vajzë 15-vjeçare është fejuar me lejen e prindërve të saj. Por problemi lindi ditën e ceremonisë së fejesës, pasi që 15-vjeçarja nuk u kthye nga shtëpia e të fejuarit.

640x74

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar babai i të miturës, i cili ka deklaruar se ditën e mërkurë i kishte dhënë leje vajzës së tij që të shkojë për ceremoninë e ndërrimit të unazave në shtëpinë e tashmë të fejuarit të saj, i cili po ashtu është i mitur.

Por pas përfundimit të ahengut, 15-vjeçarja nuk ishte kthyer në shtëpinë e prindërve, duke u shkaktuar kështu shqetësim e frikë atyre.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, vajza e mitur është intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, e cila ka bërë të ditur se ka kryer marrëdhënie seksuale me të fejuarin e saj.

Ndërkohë në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i fejuari i vajzës, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunim’.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa vajza e mitur është kthyer në shtëpinë e familjes së saj.

Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohem me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.