Qytetarët e Rahovecit, vendit të traditës dhe kulturës së rrushit dhe të verës, sot po festojnë Fitër Bajramin.
Një muaj i gjatë me plot sakrifica, por që u duk i shkurtër për shkak të dashurisë së All-llahut bashkë me vullnetin për të agjëruar deri në këtë ditë, Fitër Bajramin.
I gjithë Rahoveci gjendet në atmosferë feste dhe ky është ogur i mirë pas breshërit që dëmtoi kulturat bujqësore tonat ditë më parë.
Brengat të harrohen, por të kujtohen ata që u flijuan për lirinë që po e gëzojmë sot, të kujtohen dëshmorët, të kujtohen martirët, të kujtohen ata që s’kanë, në mënyrë që të gjithë bashkë të bëjmë sa më shumë që të gjithë të gëzojnë këtë ditë të madhe feste, shkruan Rahoveci24.
Me këtë rast, edhe Rahoveci24 ua uron të gjithë qytetarëve të Rahovecit festën e Fitër Bajramit !