Raheem Johnson ka arritur në Rahovec dhe klubi përfundimisht u ka dhënë fund problemeve me qendër.
Ai arriti të hënën mbrëma, kurse u stërvit me bashlojtarët mëngjesin e të martës.
Qendra e gjatë 206 centimetra la përshtypje në çastet e para të tij, kurse vlerësime dha edhe kapiteni Bardhi Rexha.
Sipas tij 28 vjeçari shihet se ka një përvojë si basketbollist dhe kjo ështē për t’u respektuar.
“Është lojtar fizik me përvojë evropiane. Ka luajtur në Portugali. Jam i bindur se ardhja e tij do të na ndihmojë në luftën për titull. Por, jam i bindur se klubi po punon shumë në drejtim të forcimit të ekipit dhe konsolidimit me në krye trajnerin Marjan Ilievski. Fitorja ndaj Prishtinës nis gjithçka për ne nga pika zero”, u shpreh Rexha.