Qytetarët e Rahovecit mëgjesin e Fitër Bajramit janë përballur me reduktime të ujit të pijshëm.
Kompania e ujësjellësit rajonal, “Radoniqi” ka aplikuar reduktime në ditën e Fitër Bajramit.
Kjo është reflektuar me një nervozizëm të madh tek qytetarët e Rahovecit pikërisht në këtë ditë, kur uji i pijshëm është më se i nevojshëm për të kryer veprimet elementare, shkruan Rahoveci24.
Shumë qytetarë në kushte anonimiteti kanë treguar se reduktimet disa orëshe kanë qenë në mëngjes dhe në disa pjesë të qytetit ato ende vazhdojnë.
Mbetet të shihet nëse situata do të përmirësohet në orët në vazhdim. /Rahoveci24/