Qyteti sërish pa deputet, vazhdon izolimi i Rahovecit

Rahoveci do të mbetet edhe katër vjet pa përfaqësim në nivelin më të lartë politik të vendit.

Kandidatët e qytetit nuk arritën që as të afrohen në konkurrencë për deputet duke lënë kështu qytetin edhe katër vjet pa reprezentim në Kuvend.

Këtu faj të madh kanë edhe partitë të cilët kanë shtyrë kandidatët nga qyteti mes vete, duke mos mundësuar që një kandidat i vetëm të jetë nga qyteti në Kuvend.

Interesi partiak ka ngadhënjyer mbi atë qytetar dhe kështu Rahoveci mbetet qyteti më i izoluar në Ballkan.

Në anën tjetër edhe qytetarët nuk kanë treguar interesim për të pasur deputet, duke votuar në bazë të interesave të tyre personale apo klienteliste, çka ndikon që prosperiteti i qytetit më të lashtë e më me traditë në Kosovë të vihet në pikëpyetje serioze. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.