KB Rahoveci me shumë gjasa ka mbetur pa trajnerin Muhammed Thaçi – Muja.
Burime të Rahoveci24 bëjnë të ditura se strategu shkupjan pas ndeshjes ndaj KB Prishtinës u ka komunikuar lojtarëve se ai më nuk do të jetë trajneri i tyre.
Ndërkaq, po të njëjtën gjë Muja ua ka komunikuar edhe drejtuesve të klubit, të cilëve u ka dhënë mjaftueshëm kohë për të bërë ndryshimet që ai ka kërkuar, por që nuk kanë ndodhur.
Miq të afërt të trajnerit bëjnë të ditur për portalin se Muja është emocionalisht në pikë të ulët dhe ka pasur dëshirë që të vazhdojë luftën me KB Rahovecin, por që pamundësia financiare e klubit ka ndikuar në këtë drejtim.
Në anën tjetër qytetarët duan që Muja të vazhdojë të mbetet trajner i KB Rahovecit, pasi që trajneri tashmë është mishëruar me qytetin dhe publikun e Rahovecit.
KB Rahoveci ende nuk ka bërë komunikatë zyrtare për largimin e Malës e as të trajnerit Muhamed Thaçi dhe derisa kjo të mos ndodhë, ekzistojnë shpresat që Muja të kthehet për ndeshjen ndaj Pejës.
Rahoveci përballet të shtunën ndaj KB Pejës, pa shpresë për të triumfuar duke ditur situatën aktuale në të cilën gjendet klubi .
/Rahoveci24/