Qytetarit i thyhet vetura në ETC në Rahovec (Foto)

Një veture i është thyer xhami në pikë të ditës në ETC në Rahovec!

Bëhet fjalë për një plaçkitje foton e të cilës e ka publikuar RahovecPress.

Rahoveci24 mëson se pronar i veturës është një rahovecian, i njohur për redaksinë.

Sipas burimeve të sigurta, hajnat ia vodhën telefonin dhe çantën me dokumentet personale personit në fjalë teksa ai po bënte blerje në ETC.

Është shqetësues fakti që edhe në vende publike me siguri të lartë ndodhin këto krime. /Rahoveci24/
image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.