Qytetari Digjital – Mungesë e ndriçimit publik në lagjen e qytetit prej vitesh, ndezje e telave të rrymës në Hoçë

Pas qenve endacak të shumtë që kanë vërshuar qytetin dhe fshatrat përreth të komunës së Rahovecit, tash “qytetari digjital” është angazhuar duke treguar për probleme tjera.

Qytetari digjital ka dërguar video nga lagja në rrugën “Sylejman Haxhia”, ku shihet se nga hyrja e lagjes e deri te dalja nuk ka ndriçim publik.

“Prsh shum gjera ka Ne Rahovec qe duhen mumar masa mi Regullu, ja edhe videon ju dërgova Fakti nme vite esht kjo lagje kshtu”, u shpreh “qytetari digjital nga kjo lagje.

Qytetari digjital nga fshati Hoçë e Vogël njoftoi gjatë ditës së djeshme se gjatë stuhisë ka pasur ndezje të telave të rrymës. Kjo edhe për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së rrjetit nga KEDS-i.

Qytetari digjital është rubrika më e re e Rahoveci24 ku vetëm në javën fundit kanë ardhur dhjetëra ankesa me foto e video nga qytetarët e frikësuar nga pushteti që nuk guxojnë të shprehen për problemet e tyre të frikësuar nga ndonjë hakmarrje e mundshme.

Ju ftojmë që të vazhdoni të na shkruani me foto e video nga problemet që ju preokupojnë – ne nuk frikësohemi nga askush dhe do të jemi zëri juaj.

/Rahoveci24/

Video nga qytetari digjital: Mungesa e Ndriçimit Publik

Video nga qytetari digjita: Telat e rrymës në Hoçë të Vogël

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.