Qytetarët e Rahovecit kanë reaguar ndaj shpalljes së fitores nga AAK shumë kohë më parë.
Fillimisht ishte Smajl Latifi ai që ka thënë se do të triumfojë pa balotazh.
Madje, Latifi pretendoi se do të jetë një fitore e thellë kjo AAK-së në Rahovec, në njëfarë forme duke nënvlerësuar kundërkandidatët e tjerë, duke thënë se i dyti do të dalë Visar Korenica. Këto komente Latifi i bëri në debatin në Klan Kosova.
Më pas ishte Ramush Haradinaj ai që shpalli fitoren e sigurtë në Rahovec në një tubim.
Në një lajm të publikuar nga Rahoveci24, në komente, qytetarët neutral të Rahovecit e kritikuan Latifin për qasjen arrogante të tij, duke e krahasuar me Isa Mustafën për deklaratën “se fiton me duar në xhepa”.
Kujtojmë se Isa Mustafa u mposht nga Shpend Ahmeti pas kësaj deklarate, ndërsa mbetet të shihet nëse Smajl Latifi do të dënohet nga elektorati për një deklaratë të tillë.
