Qytetarët e Rahovecit vazhdojnë të jenë tej mase të frustuar dhe zhgënjyer me kryetarine komunës, Smajl Latifi.
Ishte Smajl Latifi që në dëgjimin publik manipuloi të pranishmit, duke mos lejuar që të flisnin ekspertët dhe të prezantojnë verzionet.
Ata prezantuan në formë të papritur një plan të ri i cili është tejet i dëmshëm për komunën e Rahovecit, e i dobishëm vetëm për disa persona, të lidhur ngushtë me partinë në pushtet në Rahovec, AAK.
Më pas Lekaj duke shfrytëzuar mekanizmat ministror manipuloi me mediat nacionale duke thënë se qytetarët u ndanë të kënaqur, gjë që nuk ishte fare e vërtetë.
Grupi i qytetarëve të pakënaqur ka prezantuar 19 arsye pse autostrada sipas variantit që po e shtyn përpara kryetari jonë, Smajl Latifi, nuk është në të mirën tonë.
Sipas një sondazhi nga Rahoveci24, 76% e qytetarëve janë të gatshëm të dalin në protesta masive, deri në ndryshimin e verzionit për autostradën.
Kujtojmë se autostrada që pritet të ushtojë afro 1 miliard euro vetëm për shpronësime ka të ndara 300 milionë euro nga buxheti i Kosovës.
Grupi i qytetarëve të pakënaqur pritet të dalë shumë shpejt me komunikata për masat e ardhshme deri në ndryshimin e verzionit numër 6 që do të jetë vendim historikisht i dëmshëm për komunën e Rahovecit, sidomos për qytetin dhe fshatrat e afërt përreth.