Institucionet e Kosovës po bëjnë thirrje vazhdimisht për t’u vaksinuar, por si duket as institucionet në nivel qëndror e as në nivel lokal nuk janë të përgatitur për këtë proces.
Teksa vaksnimi po vazhdon vetëm nga e hëna deri të premten dhe me staf të kufizuar që mjaftoi në fillim, në javën e fundit raportohet për fluks të madh të qytetarëve që duan të vaksinohen.
Kërkesa është rritur për ata që duan të vaksinohen për herë të parë, ndërsa kjo po ndikon edhe te ata që duan të marrin dozën e dytë, pasi radhët janë jashtëzakonisht të gjata.
Rahoveci24 qëndroi shumë herët në Qendrën e Vaksinimit në Rahovec, përkatësisht në ora 07:30, ku i gjithë parkingu i QKMF-së në Rahovec ishte i bllokuar, ndërkaq brenda në Qendrën e Vaksinimit ishin qindra persona në pritje për t’u vaksinuar.
Pa ajrosje, teksa varianti delta është tejet prezent në Rahovec, të interesuarit për t’u vaksinuar gjatë pritjes rrezikojnë të infektojnë njëri-tjetrin.
Ndërkaq, i angazhuar është staf tejet i kufizuar, e duket qartë se stafi i Qendrës së Vaksinimit në Rahovec ka nevojë për ndihmë dhe resurse njerëzore urgjentisht, sa më herët që është e mundur.
Nevojë për të reaguar është alarmante, sidomos në Rahovec, ku tollovitë në Qendrën e Vaksinimit vetëm mund të ndihmojnë në përhapjen e virusit dhe jo parandalimin e tij kur dihet se vetëm gjatë ditës së djeshme (e entje) u regjistruan zyrtarisht 40 raste të reja me COVID-19 në Rahovec.
/Rahoveci24/