Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka konfirmuar se kjo ministri ka ndarë hiç më pak se 50 milionë euro të pagesave direkte që do të bëhen në formë të subvencioneve për vitin 2021.
Në postimin e Faton Pecit në Facebook ai konfirmoi se aplikimet do të hapen së shpejti për subvencionet e vitit 2021 dhe se kanë mbetur vetëm procedurat ligjore.
Kujtojmë se gjatë javës u ekzekutua pjesa e mbetur e subvencioneve nga viti 2020 që u vonuan për shkak të pandemisë dhe ndërrimit të qeverive. /Rahoveci24/