Qeveria Kurti aprovon kërkesën e deputetit nga Rahoveci, gjendet zgjidhje për noterin

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e deputetit nga Rahoveci, Visar Korenica, duke gjetur një zgjidhje të përkohshme për noterin.

Çështja e noterit ishte problematike kur bujqit përgatisnin aplikimet për subvencione, kurse problemi u fry shumë edhe nga kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili i shfrytëzoi politikisht bujqit për të goditur kryeministrin Albin Kurti.

Ishte Visar Korenica që bëri kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë që të gjendet një zgjidhje e përkohshme, derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore të përzgjedhjes së noterëve.

E, zgjidhja e përkohshme do të jetë që një noter të jetë 1 ose 2 ditë në javë në Rahovec për të kryer çështjet që janë me rëndësi.

Visar Korenica për këtë ka falënderuar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, teksa falënderoi edhe Albulena Haxhiun, ministern e drejtësisë, që dëgjoi zërin e qytetarëve të Rahovecit duke i dhënë kahje të drejtë kërkesës së deputetit Visar Korenica.

Postimi i plotë nga Visar Korenica:

Lajm i mirë për qytetarët e vendit e në veçanti per komunat që aktualisht nuk kanë Noter në territorin e tyre.

Sot, Qeveria Kurti ka vendos që ta aprovoj kerkesën time paraprakisht të përkrahur nga ministrja Albulena Haxhiu për plotësim ndryshimin e ligjit për Noterinë e Kosovës, duke siguruar Noter të përkohshëm në ato komuna në të cilat nuk ka Noter. Pra, me këtë ndryshim do përfitojnë 9 komuna në Republikën e Kosovës në mungesë noterësh.

Plotësim-ndryshimi i ligjit krijon mundësi që një Noter të dërgohet apo t’i ndryshohet selia përkohësisht nga ajo e përcaktuar në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohen shërbimet e nevojshme Noteriale dhe pa vakume kohore, duke siguruar Noterin një herë respektivisht dy herë në javë.

E, kjo është e mireseardhur në veçanti për bujqit, ngase nuk do të kenë më vështirësi dhe kosto shtesë për përgatitjen e dokumentacionit për aplikim të subvencioneve dhe granteve në bujqësi.

I njejti pritet të arrijë shumë shpejt në kuvend për të marr mbështetjen nga deputetët.

Falënderoj ministren Albulena Haxhiu dhe stafin mbështetës të Ministrisë së Drejtësisë për mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë të kësaj nisme legjislative.

Edhe njëherë po dëshmohet se Qeveria Kurti është duke u angazhur fuqishëm që të përmirësojë mangësitë ligjore të lëshuara nga qeveritë paraprake duke vë në funksion gjithë potencialin e saj në dobi të qytetarëve tanë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.