Qeveria e kthen PZHK-në, do të aprovohet të premtën nga Kuvendi Komunal

Qeveria e Kosovës ka kthyer pozitivisht Planin Zhvillimor Komunal – tash topi është te Kuvendi Komunal i Rahovecit.

Për këtë, Smajl Latifi ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të premtën, 15 dhjetor, kur pritet të miratohet Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) që konsiderohet hapi më i rëndësishëm dhe shumë i vonuar për zhvillimin e komunës së Rahovecit, dhe sidomos zonës së qytetit.

Për PZHK-në, Smajl Latifi thotë se ka edhe përkrahjen e Opozitës, pasi është parë në një takim me kryetarin e grupit të Asamblistëve të VV-së, Leonard Morinën.

Për LDK-në tashmë dihet se është patericë e Smajl Latifit, ndërkohë që votimi nuk do të duhej të konsiderohej fare problem nga asnjë subjekt kur dihet rëndësia e PZHK-së.

Rahoveci pritet të lulëzojë, por detajet nga PZHK-ja pritet të zbulohen të premtën, ani pse Rahoveci24 tashmë e ka në dorë materialin dhe e di saktësisht se çka parashesh ky plan.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.