Që nga muaji Janar Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjet e faturave të Tatimit në Pronë

Për fillimin e shpërndarjes së faturave të Tatimit në Pronë flet edhe Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit dhe i cili kërkon nga të gjithë qytetarët që të bëjnë pagesën e Tatimit në Pronë në mënyrë që të mos kenë ndëshkime apo edhe të preken nga kamatat në rast të mos pagesës së Tatimit në Pronë.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa, sektori i Tatimit në Pronë, njofton të gjithë qytetarët se ka nisur shpërndarja e faturave të Tatimit në Pronë dhe pritet që deri me datën 30 Mars të bëhet shpërndarja në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit. Faturat në gjithë territorin e komunës, janë duke u shpërnda përmes Postës së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, apelon tek të gjithë qytetarët që të bëjnë pagesën e Tatimit në Pronë në mënyrë që të mos preken nga ndëshkimet dhe kamata. Qytetar të nderuar me pagesën e Tatimit në Pronë nga ana juaj, të gjitha mjetet e mbledhura nga Tatimi në Pronë, përsëri do të kthehen tek ju, përmes projekteve dhe Investimeve Kapitale nëpër lagjet dhe fshatrat ku ju jetoni.

640x74

Të gjithë qytetarët të cilët kanë vërejtje apo edhe ndonjë pakënaqësi tjetër, ankesat e tyre mund t’i bëjnë në zyrat e Tatimit në Pronë e cila është në katin e parë në ndërtesën e vjetër të komunës, deri me datë 30 Prill 2016.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.