Këngëtari Qamil Hondozi, i cili jeton dhe vepron në diasporë, ka përgëzuar KB Rahovecin për sukseset e deritanishme.
Ai ka thënë në një deklaratë dërguar në redaksinë e Rahoveci24 se e gjithë diaspora po përcjellë nga afër klubin dhe se përkundër faktit se ai është larg, me zemër do të jetë sot në Suharekë sonte në duelin historik të KB Rahovecit.
“Përshëndetje Rahoveci. Desha të përshëndes gjithë Rahovecin sot, veçanërisht djemt tanë të basketbollit që e kanë një ditë dhe një lojë shumë të rëndësishme, që mund të shkruajnë historinë dhe ta dërgojnë Rahovecin në Superligë”.
“Nuk jam tifoz i basketbollit, jam i futbollit por në këtë rast jam shumë i emocionuar pasi jam larg djemve tanë të basketbollit. Por, me zemër e shpirt unë dhe e gjithë diaspora jemi në Suharekë. Forca djema, ju duam të gjithë, bashkë shkojmë në Superligë”, u shpreh Qamili.