Rahoveci ka qenë prej qyteteve më të frekuentuara së fundmi.
Dhe, veturat e mërgimtarëve kanë qenë shumë të frekuentuara te automekanikët.
Shkak janë pusetat e prishura ku thellëdia e gropave shkon deri në gjysmë metri
Ndërkaq mirëmbajtja e rrugëve është edhe më skandaloze.
Drejtori për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi në një prononcim për Rahoveci24 më 26 korrik tha: “Nga java e ardhshme me nenshkrimi e kontratave per mirembajtje rrugore perfshihe edhe nivelizimi i pusetave rregullimi i tyre mbushja e gropave me asfalt mure mbrojtese”.
Kaluan 3 javë dhe gjendja e rrugëve mbetet e skandaloze.
Çka të pritet nga një qeverisje që s’mund t’i menaxhojë dy puseta e 4-5 gropa?