Punimet për Sheshin Qëndror barten te stadiumi gjatë muajit mars

Punimet për Sheshin Qëndror do të barten gjatë muajit mars të këtij viti, mësojnë burimet e Rahoveci24.

Sipas këtyre informacioneve, fillimisht do të vijojë puna për parkingun e Sheshit Qëndror, teksa Tregu është në përfundim e sipër për punë të vrazhdë, kurse platoja e madhe ashtu siç parashihet në plan tash e dy vite do të nisë në mars tek pjesa ku është aktualisht stadiumi.

640x74

Dinamika e punimeve për Sheshin Qëndror pritet të rritet thonë nga kompania Famis Co, e cila është përgjegjëse për këtë projekt.

Sheshi Qëndror si premtim për finalizim është viti 2025, por mbetet të shihet se a do t’ia dalë Komuna e Rahovecit ta afrojë mjaftueshëm këtë projekt për vitin 2025.

E rëndësishme është që punimet të mos ndalen dhe ato pritet të vazhdojnë e të barten tek stadiumi, aty ku do të ndërtohet shëtitorja dhe platoja e madhe, e ku mund të organizohen evente të mëdha, si koncerte, e shumëçka tjetër.

Sa i përket KF Rahovecit, pritet të gjendet zgjidhje e përkohshme derisa të përfundohet kompleksi sportiv te Epopeja. Përkrahja financiare për klubi pritet të rritet si dhe të ndihmohet në mënyrë operative klubi që t’i kryejë stërvitjet dhe ndeshjet në stadiumin e Malishevës.

Ndërkaq, pritet shumë shpejt të fillojë edhe projekti ideor për stadiumin e ri të qytetit në Bërnjak, afër Stone Castles.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.