Punime te kafiqat e palestrës, asfalt i ri brenda javës

Punimet te kafiqat e palestrës do të fillojnë qysh nga tani, ka konfirmuar drejtoria e Urbanizimit në Komunën e Rahovecit.

Me anë të një postimi në faqen e drejtorisë së Urbanizmit, konfirmohet fillimi i punimeve në rrugën “Xhevat Kasapi”.

osa1

Menjëherë filloi hataja me kritika në qytet, por Rahoveci24 ka kontaktuar drejtorin Albnor Mullabazi, i cili ka konfirmuar se s’ka arsye për shqetësim.

“Kryhet brenda kësaj jave” ishte përgjigja e shkurtër e Albnorit.

Të tjera burime konfirmojnë se asfaltimi i rrugës do të ndodhë të shtunën dhe jo më larg.

Për sezonën e mërgimtarëve pritet që qarkullimi u unazës të jetë i funksionalizuar.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.