Dje gjatë ditës u shfaqën billborde misterioze në qytetin e Rahovecit.
Fillimisht u raportua nga vet miliantët e AAK-së se janë billbordet e Smajl Latifit, me që ai po përshkruhet si “kryetari më punëtor”.
Megjithatë, ky atribut duket se nuk i takon vetëm kryetarit aktual.
PDK – dega në Rahovec ka konfirmuar se tri billbordet e paraqituar “Punëtor, aktiv dhe i drejt” në Rahovec janë në kuadër të fushatës për Bejtullah Deliun.
Duket se Bejtullah Deliu e ka marrë seriozisht fushatën dhe po bën promocion pak më ndryshe.
/Rahoveci24/