Jo më kot njihemi si vendi më punëtor.
Pavarësisht rrethanave qytetarët e Rahovecit e kanë dëshmuar se puna është atributi kryesor që na ka karakterizuar gjithmon, andaj pa të jemi një hiç, shkruan Rahoveci24.
Përkundër kohës së vështirë të cilën po e kalojmë momentalisht për shkak të pandemisë, bujqit rahovecianë nuk po i ndahen punës.
Kjo për ta dëshmuar edhe njëherë shprehjen: “Asgjë s’të jep nder, aq sa puna”.
Në rrjetet sociale sot kanë qarkulluar disa foto të bujkut të mirënjohur, Xhafer Haxhimustafa, i cili çdo vit u sjellë qytetarëve produkte bujqësore natyrale.