Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec njofton se sot është publikuar lista e fermerëve përfitues në projektin “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me participim.
Në njoftimin e kësaj Drejtorie është bërë e ditur se përfituesit janë nga numri 1 deri në 641.
“Pas vlerësimit të aplikimeve të thirrjes publike për furnizimin e fermerëve me mekanizma bujqësore, komisioni vlerësues ka shpallur përfituesit të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e përcaktuara. Përfituesit për mekanizëm bujqësor janë fermerët në këtë listë nga nr. 1 deri më 641. Përfituesit nga numri 642 deri më 697 gjenden në listë të pritjes”, thuhet në njoftim.
Tutje Drejtoria e Bujqësisë njofton se të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e DBPZHR-së për të nënshkruar kontratën dhe të kryejnë participimin prej 20% nga data 28.10.2020 (e mërkurë).
Ndërsa të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj liste përfituese mund të paraqesin ankesë 5 ditë nga data e publikimit të rezultateve.
Listën mund ta gjeni në këtë link.