Rahovec, 28 gusht 2025 — Auto Atlas u fut në tregun e importit të veturave nga Korea në një kohë kur, siç thotë pronari i kompanisë, Besim Canziba, në Rahovec dhe rrethinë “nuk kishte importues të tjerë nga Korea”. Vendimi ishte i guximshëm, por tregu e konfirmoi shpejt: kërkesa doli të ishte e madhe dhe e qëndrueshme.
“Kemi rreziku pak, po pastaj me kohë e kemi pa kërkesën e madhe që ky rajon ka pas për vetura nga Korea”, tregon Canziba për Rahoveci24, duke theksuar se shumica e klientëve të Auto Atlas-it janë nga Rahoveci dhe qytetet përreth.
Përvoja e klientëve: kënaqësi e lartë dhe besim në produkt
Sipas vlerësimeve të mbledhura nga Auto Atlas, blerësit janë të kënaqur me cilësinë, çmimin dhe transparencën e historikut të veturave. “Në bazë të vlerësimeve të klientëve tanë… e kemi pa që këto vetura pëlqehen shumë”, thotë ai.
Siguria dhe cilësia: “Po aq (madje edhe më) të sigurta sa evropianet”
Një nga dilemat më të shpeshta të blerësve lidhet me sigurinë. Canziba i përgjigjet troç:
“Veturat e importuara nga Korea janë po aq të sigurta (mos të themi edhe më shumë) sa ato nga Europa. Nuk kanë kurrfarë dallimi: prodhohen në të njëjtat fabrika, thjesht për tregje të ndryshme.”
Ai nënvizon edhe një avantazh të rëndësishëm: transparenca e historikut. “Në Kore, veturat janë të inspektuara dhe të dokumentuara për çdo lloj aksidenti apo pjese të punuar”, çka i ndihmon blerësit të marrin vendime të informuara dhe të shmangin surprizat pas blerjes.
Pse Korea? Mirëmbajtje më e mirë, kilometrazh më i ulët, çmim më i favorshëm
Për Canzibën, përgjigjja personale është e qartë: “Vetura ime do të jetë patjetër e importuar nga Korea. Arsyet? Janë më të mirëmbajtura, kanë më pak kilometra dhe orë pune, dhe mbi të gjitha: janë më të lira.”
Këto tre faktorë – kostoja, gjendja teknike e mirë dhe historiku i verifikueshëm – po e kthejnë importin nga Korea në një zgjedhje racionale për shumë familje dhe profesionistë në Rahovec që po zgjedhin Auto Atlas për vetura nga Korea.


