Pse po sulmohet Burim Krasniqi nga të gjitha anët, edhe nga pushteti edhe nga opozita? (Foto)

Premtimi i tij për 500€ për të gjitha nënat që lindin edhe në spitale tjera nxiti shumë reagime të opozitës të cilët e cilësuan si premtim të pamatur. Në të njëjtën kohë drejtori i Kadastrit, Afrim Oruqi, e cilësoi një keq-informim videon e Krasniqit për Sahat Kullën.

Si pushteti ashtu edhe opozita po e sulmojnë kandidatin e LDK-së, Burim Krasniqi dhe kjo tashmë është evidente.

osa1

Ishte Defrim Kafexhiu ai që i dedikoi një postim ku kërkoi që premtimet “të jenë me realiste”. Në këtë postim atij i komentuan kandidatët për asamble nga LDK, Asllan Rahmani dhe Lirigzon Kastrati, duke i thënë se e ka “interpretuar gabimisht” pasi premtimi është i realizueshëm për 500 euro për të gjitha nënat.

Për të njëjtën temë edhe Vlora Vuçitërna komentoi, duke nxitur madje edhe pëlqime nga pushteti të cilin ajo shumë herë e ka kritikuar. Samir Mustafa pëlqeu komentin e saj, teksa përplasja e saj publike vazhdoi me replika me kandidatin për kryetar, Burim Krasniqi.

Krasniqi në përgjigje ndaj Vuçitërna Çmegës i tha se “ai nuk ka qenë kryetar tre mandate” dhe se “komunikimi me vrer” nuk i shërben kauzës për ndryshim.

Përplasjet mes kandidatëve për Asamble të AAK-së dhe Burim Krasniqit tashmë janë të zakonsme, ku Drilon Mustafa dhe Albnor Mullabazi kanë replikuar disa herë me kandidatin e LDK-së.

Duket se intensitetin e fushatës momentalisht po e dikton Krasniqi, një dallim stratosferik nga para katër viteve, por që në një situatë kur ai po sulmohet edhe nga opozita, mund të thuhet se duart i fërrkon Smajl Latifi, pasi punën e pistë duket se po ja po ja kryejnë kandidatët për asamble nga VV.

Nëse sulmet janë objektive apo janë vetëm polemika konsumuese për fushatë kjo nuk dihet.

Rahoveci24 ka kontaktuar Burim Krasniqin për ta pyetur nëse ndihet i indjinuar nga sulmet e opozitës, ai refuzoi të flasë për këtë temë duke thënë se është i zënë në terren.

Më poshtë nëse ju kanë ikur, përplasjet mes kandidatëve me screenshot dhe postime:


Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.