Pse nuk ka ndërtime të larta në Rahovec?

Komuna e Rahovecit, në veçanti qyteti, ka mbetur një prej vendeve më të pazhvilluara në Kosovë jo vetëm në aspektin infrastrukturor, por edhe atë ekonomik.

Shumë faktorë politik kanë ndikuar në një situatë të tillë, mirëpo teksa po shohim hov të zhvillimit ekonomik në shumë qytete përreth Rahovecit dhe në komuna tjera në Kosovë, në Rahovec kjo gjë nuk po ndodh.

Mungesa e ndërtimeve të larta është një prej dallimeve të Rahovecit me këto komuna në zhvillim e sipër. Edhe në vitin 2022 ndërtime të larta nuk ka në Rahovec, si rrjedhojë investimet e të rinjve po shkojnë në vende tjera anë e mbarë vendit.

Në një prononcim për Rahoveci24, gjeodeti Suad Çmega ka adresuar këtë çështje, duke thënë fillimisht se është mos interesimi i ndërtuesve si faktor i parë për mungesën e ndërtimeve të larta.

“Mendoj qe pse nuk kemi ndertime te larta kryesisht eshte mos interesimi nga kompanitë ndertimore, ku Rahovecin nuk e shohin shume atraktiv per ndertime, sepse eshte nje dukuri ne Kosove ku ne komunat e vogla ku kanë investuar kompanitë kryesisht nuk kane pasur shitje te banesave, kemi kompanitë te cilet kane ndertuar ne komunat si Lipjani e Malisheva, Suhareka, kryesisht ndertesat jane boshe dhe qmimi i tregut per meter katror eshte per 40% me i lire ne keto qytete e vogla ne dallim prej Prishtines, Prizrenit etj, kurse vlera e investimit eshte e njejte si ne Rahovec ashtu edhe ne Prishtine, por 1m2 ne Rahovec mund të shkojë deri ne 550 euro, kurse ne Prishtine shkon deri ne 900 euro”, thekson Çmega.

Si problem tjetër ai thotë se është mentaliteti i qytetarëve të komunës së Rahovecit, të cilët nuk duan që të bashkëpunojnë me ndërtuesit. Në Rahovec nuk ka toka dhe prandaj alternativa mbetet kompensimi, e cila nuk ka funksionuar.

“Problem tjeter pse nuk kemi ndertime ne Rahovec eshte edhe mentaliteti i banoreve te Rahovecit, ketu po ju tregoj pervojen time personale, ku me nje grup te investitoreve kemi filluar bisedime me banoret e qytetit te Rahovecit per arritjen e marreveshjes, siç realizohet edhe ne vende tjera ku pronaret e tokave kryesisht marrin nga 25-30% te ndertimit, por ne Rahovec eshte e pamundur me arrit kete marreveshje sepse banoret hezitojne  te arrihen keto marreveshje, ku ne fund ndegjon fjalën: ‘Ça po kerkojne keta ne token teme me bo ndertesa, per me bo e boj une vet kur i boj rendet’. Ne kete raste investitoret nuk kane zgjidhje tjeter perpos terheqjes nga plani i tyre investiv ose menyra tjeter eshte blerja e prones nga investitore, por edhe ne kete raste problematik eshte çmimi jashtzakonisht i larte i tokes ne qytetin e Rahovecit posaqerisht ku qmimi i tokes per 1 ari, shkon nga 20000-60000 euro”, sqaron më tutje gjeodeti i mirënjohur.

Sipas gjeodetit Suad Çmega mungesa e ndërtimeve nuk është problem politik. Ai megjithatë thotë se politika mund të ndikojë në fillimin e një procesi të tillë.

“Nuk mendoj qe eshte problem politik, sepse politika nuk mundet me i detyru banoret dhe kompanitë me arritë marreveshje, mirpo politika çka mund të bëjë eshte hartimi i Planit Zhvillimor Komunal te mirrefillte ku me te vertet do te parashikohet zhvillimi i komunes se Rahovecit. Momentalisht Drafti i PZHK per komunen e Rahovecit eshte derguar ne Ministri per vleresim, dhe sa e di une ende nuk ka ndonje pergjigje nga Ministria rreth PZHK-se. Paralelisht kur eshte punuar me PZHK eshte filluar edhe me punen e Hartes Zonale, ketu komuna e Rahovecit ka organizuar debate me qytetaret ne vitin 2021, ku ne keto debate eshte ngritur shqetesimi i ekseperteve te fushes,  jane identifikuar mangesitë dhe jane dhene sugjerime nga ekspertet si per komunen e Rahovecit ashtu edhe per kompaninë implementuese te Hartes Zonale, gjate debatit eshte kerkuar nga komuna e Rahovecit, qe te permirsohet PZHK i komunes se Rahovecit fillimisht dhe me pas te vazhdohet me procedurat per perfundimin e Hartes Zonale”,

“Harta zonale  parasheh  krijimin e  zonave te veçanta, zonat per ndertim te larte, zonat komerciale etj”, shtoi gjeodeti Çmega.

Në pyetjen se kur mund ta shohim Rahovecin me ndërtime të larta, gjeodeti i mirënjour rahovecian thotë se kjo mund të ndodh moment pas momenti, por duhet vullnet si nga banorët, ashtu edhe nga investitorët. Ai thekson se ambienti për këto investime do të jetë më i favorshëm pas miratimit të Hartës Zonale.

“Mendoj qe ne Rahovec mund te kemi ndertime te larta ne çdo moment, vetem nese arrihet marreveshje nga banoret dhe kompanitë e interesuara per investim, mendoj qe nje ambiente me i mire per ndertimin e ndertesave te larta ne qytetin e Rahovecit mund te kemi pas miratimit te Hartes Zonale dhe hartimit te planeve te hollesishme detale, per komunen e Rahovecit”, përfundoi Suad Çmega.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.