Protestojmë për Elvis Pistën – Visari, i vetmi që ngriti çështjen e Elvisit dhe nuk e harroi atë (Video)

Kandidati për kryetar të Rahovecit, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur një nga fjalimet më të fuqishme ndër vite në shtëpinë e kulturës në Rahovec, në tubimin e madh të VV-së.

Korenica ka cilësuar si primare sigurinë e qytetarëve të komunës së Rahovecit. Ai përmendi vrasjen e Elvis Pistës, për të cilin krim deri tash kanë heshtur të gjithë liderët politikë lokal dhe nacional. Ai ka paralajmëruar mocione e protesta për këtë krim ndaj një qytetari të Rahovecit, ashtu sikurse për të gjithë qytetarët tjerë.

Kjo deklaratë e Korenicës është mirëpritur nga të pranishmit, duke u duartrokitur në mënyrë frenetike.

Elvis Pista u vra më 15 qershor të vitit 2015 me katër plumba prapa shpine, teksa deri tash nuk është gjetur ende vrasësi.

Tubimi në video dhe fjalimi për Pistë nga minuta 38:44 :

 

sponsoruar nga VV

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.