Ka filluar mobilizimi i madh në luftën për titull të kampionit pas përfundimit të stinorit vjeshtor me humbje nga Peja.
Duket se Rahoveci nuk do ta lë me kaq luftën për titull.
Hapi i parë ka ardhur nga Proper Pizza Rahovec, që ka ofruar hapësirën e vet në parket për cilin do investitor të madh në gjendje për ta ndihmuar klubin në luftë për titull.
Me rastin e sakrifikimit të hapësirës së vet, Proper Pizza u ka bërë thirrje sidomos verarive të bëhen pjesë e luftës për titull ku ka shumë manipulime nga Federata.
Komunikata e plotë e properit:
PROPER PIZZA RAHOVEC LËSHON LOGON NË PARKET PËR SPONZOR TË RI TË KB RAHOVECIT
▪️Të dashur bashkqytetarë dhe tifozë,
KB Rahoveci gjendet në mes të një sezoni delikat, ku i gjithë spektri sportiv, me theks të veçantë Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) po udhëheqin një projekt për ta bërë një klub tjetër kampion me rrugë ndyra ashtu si edhe e kthyen në Superligë me veprime të paligjshme dhe të ndyra. Po bëhen lojëra të papranueshme në kurriz të klubit që po mbahet nga djersa e qytetarëve dhe shumë ndërmarrjeve tash e shumë vjet.
Rahoveci ka dëshmuar gjithmonë se s’ka manipulim që e ndal dashurinë ndaj sportit. Duke parë luftën e pabarabartë për titull ndaj gjithë këtyre faktorëve destruktiv për zhvillimin e sporitit në mjedis të barabartë, konsiderojmë se klubi ka nevojë për të holla e përkrahje shtesë – për këtë arsye PROPER PIZZA RAHOVEC ka marrë vendim ta LIROJË hapësirën e LOGOS NË PARKET për një SPONZOR TË RI të interesuar, pa e ndryshuar fare kontratën aktuale të partneritetit që Properi ka me klubin.
Dashuria jonë për klubin dhe qytetin është më e madhe se sa një logo në parket andaj FTOJMË të gjitha ndërmarrjet vendase, sidomos 25 veraritë e qytetit, që të shfrytëzojnë ligjin për sponsorizim dhe të bashkohen në luftën për titull të kampionit.
🔻ËSHTË MË SHUMË SE BASKETBOLL. Bashkohuni në luftën për titull të kampionit, për vlerën e vetme të mbetur të qytetit tonë në nivel kombëtar e ndërkombëtar, Klubin e Basketbillit RAHOVECI.
#BiggerThanBasketball #ThisisWhyWePlay #KaArdhëKoha