Profa komenton shortin, ka dy fjalë për qytetin dhe ekipin

Drejtori sportiv i KH Rahovecit, Afrim Deliu – Profa, është kontaktuar nga Rahoveci24 për të komentuar shortin e garave evropiane që e përballi ekipin tonë ndaj ekipit të Baia Mares së Rumanisë.

Rahoveci do të ketë udhëtim të vështirë prej së paku 15 orësh me autobus drejt kryeqytetit të regjionit të Maramuresit në Veri të Rumanisë, një trevë që shquhet si qytet i gjelbër, kodrinor dhe me pamje piktoreske. Baia Mare, një qytet me miniera është rreth 2 orë larg nga Cluj-Napoca, aty ku luan futbollisti rahovecian, Meriton Korenica dhe 50 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

osa1

Por, ana piktoreske dhe minierat nuk do t’i interesojnë KH Rahovecit që së pari e pret klubin rumun në Rahovec më 23 nëntor dhe një javë më parë do të shkojë drejt Rumanisë.

Me kampionatin tashmë të vulosur dhe në xhep, i gjithë fokusi i ekipit do të jetë tek këto dy ndeshje pasi një kualifikim i mundshëm do të thoshte histori si asnjëherë më parë për hendbollin kosovar dhe për qytetin tonë.

I pyetur nga Rahoveci24 për shortin që u tërhoq sot, profa Afrim Deliu u treuga mjaft i matur, duke mos u lëshuar në konkluza.

“Një kundërshtar i vështirë, me shumë përvojë në arenën ndërkombëtare, vitin e kaluar gjysmëfinalist i kësaj gare, jemi të vetedijshëm se kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë”.

“Por, një gjë ju premtoj: lojtarët tanë do të japin maksimumin e tyre që ekipi jonë të paraqitet sa më mirë në këto dy ndeshje. Një kundërshtar i tillë veq se na motivon edhe më shumë për të bërë një paraqitje sa më të mirë dhe shpresoj në rezultate pozitive”, u shpreh profa Afrim Deliu për Rahoveci24.

Ndeshja e parë zhvillohet më 23 nëntor nga ora 19:00h në palestrën “Mizahir Isma”, kurse ajo kthyese një javë më vonë në Baia Mare të Rumanisë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.