Prof. Dr. Cena: Stuhi e vrull 5 prill 1998/1999 në Shqiponjën e Dushkajës

Shkruan: Prof. Dr. Sabahajdin Cena

Më 5 prill të vitit 1998 zhvillohen luftimet e përgjakshme përreth fsdhatit Gërgoc. Luftimet e stuhishme i drejtojnë: Xhelal Hajda-Toni, Fadil Nimani-Tigri dhe Daut Haradinaj-Davidi. Por më 5 prill të vitit 1999, fillon tërheqja e të plagosurve kah Duboçaku në vijën prej Bardhaniku dhe Mazniku e në këto operacione në altarin e lirisë përjetësdohen dëshmorët:

640x74

Agron Mehmetaj, i lindur më 4 prill të vitit 1976, Bajrush Mehmetaj, i lindur 10 mars të vitit 1972, Islam Ademaj, i lindur më 5 qershor të vitit 1954, Fitim Rexha, i lindur më 8 tetor të vitit 1981, të gjithë nga ShqiponjPo në këtë ditë, policia serboçetnike kurthon një pritë në fshatin Piskotë, buzë -Gjakovës dhe në këtë pritë përjetësohen luftëtrët: Asllan Batiusha i lindur më 10 korrik të vitit 1983 dhe i vëllaj Ramiz Batusha.

Po kështu, pritë të këtillë kurthoi edhe në fshatin Kodër (ish-Kotradiq) dhe përjetësohen luftëtarët: Cenë Aliçkaj, i lindur më 16 korrik të vitit 1973 në fshatiin Kusuriq dhe Arsim Rama i lindur më 6 qershor të vitit 1973 në Rashkoc. Në Bjeshkët e Strellcit përjetësdohet luftëtari Nexhat Gashi i lindur në Buçan të Pejës më 7 mars të vitit 1974, e në fshatin Buçan përjetësohet Zeqir Gashi i lindur më 19 janar të vitit 1974. Po kështu, në fshatin Grejkocc të Therandës përjetësohet luftëtari Avdyl Beqiraj, i lindur më 20 shkurt të vitit 1966 në Grejkoc,e në fshatin Vraniq të Therandës përjetësohet luftëtari Zaim Muçaj, i lindur më 5 qershor të vitit 1969 në Vraniq, e në Koshare përjetësohet luftëtari Muhamet Gashi i lindur më 21 mars të vitit 1972 në Buçan të Pejës.

Në frontet e tjera përjetësohen edhe luftëtarët: Bajram Kastrati, i lindur më 29 korrik të vitit 1955 në Palluzhë të Drenasit, Habib Sejdiu, i lindur më 1 prill të vitit 1963 në fshatin Smirë të Vitisë, Imer Sejdiu , i lindur më 28 tetor të vitit 1963 në Smirë, Muhamet Muharremi, i lindur më 1 mars të vitit 1971 në Lubishtë të Vitisë, Mustafë Shema, i lindur më 8 janar të vitit 1966 në Lubishtë, Skënder Salihu, i lindur më 19 maj të vitit 1965 në Smirë, Xhemajl Ademi, i lindur më 3 nëntor të vitit 1979 dhe Ylvi Demiri, i lindur më 22 gusht të vitit 1973 në Smirë të vitisë. Stuhia e këtillë e 5 prillit i pati përfshirë pothuajse të gjitha arealet luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
LAVDI DËSHMORËVE!
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

S.C

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.