Rrallë të gjata janë shkaktuar mëngjesin e të mërkurës në qendër të Rahovecit, gjegjësisht para zyrës së noteres Suna Sallahi, e cila çdo të mërkurë duhet të jetë në Rahovec për të përmbushur detyrën për noteri, pasi ende një noter i dedikuar për komunën e Rahovecit nuk ka filluar punën.
Fermerë të frustruar kanë treguar për Rahoveci24 se rrallë të gjata janë shkaktuar mëngjesin e të mërkurës, por edhe nga qytetarët tjerë.
Fermerët kanë nevojë për noterinë në kohën e aplikimeve, por ankesa kanë edhe qytetarë të rëndomtë për nevoja të zakoshme.
Rahoveci24 mëson nga po të njëjtit qytetarë se vonesa e noteres Suna Sallahi ndodh çdo të mërkurë dhe jo vetëm gjatë ditës së sotme. Orari i punës është nga ora 09:00, kurse ajo hapi noterinë rreth orës 09:30, tregojnë fermerët e revoltuar.
Kujtojmë se Rahoveci ka probleme tash e disa vite me noterë. Pas dështimit të konkursit të parë të noterisë, me iniciativë të deputetit Visar Korenica, Ministria e Drejtësisë u angazhua për të vënë nga një ditë në javë në dispozicion për komunën e Rahovecit noteren nga Prizreni, Suna Sallahi. Megjithatë, kjo pjesërisht ka përmbushur kërkesat e nevojat e qytetarëve të cilët vazhdimisht shkojnë ende në Gjakovë e Suharekë për të kryer shërbimet për shkak të radhëve të gjata të mërkurën që ndodhin.
Aktualisht fermerët janë në proces të aplikimit për subvencione dhe kanë nevojë të madhe, ani pse hajgarllaku i institucioneve me këtë shtresë të popullsisë vazhdon.
/Rahoveci24/


