Problem me ngrohje në SHFMU “Isa Boletini”, DKA njofton se nesër rregullohet defekti

Nxënësit e shkollës fillore “Isa Boletini” kanë pasur problem të ngrohen gjatë ditës së enjte.

Shkak përveç temperaturave të ulëta ka qenë edhe një defekt në kalldajën e ngrohjes qendrore të objektit numër 2 të SHFMU “ISA Boletini”.

Sipas një njoftimi nga DKA ky problem do të rregullohet shumë shpejt, deri nesër.

“Njoftim nga DKA

Njoftojmë prindërit se nga dje pasdite është paraqitur një defekt në kalldajën e ngrohjes qendrore të objektit numër 2 të SHFMU “Isa Boletini”. Këtë informatë e morëm nga drejtori i shkollës dhe menjëherë kemi reaguar në ndërmarrjen e masave për sanimin e defektit.

Jemi duke punuar në rregullimin e defektit të kalldajës dhe besojmë se deri nesër ky problem do të zgjidhet dhe ngrohja qendrore në këtë objekt të shkollës do të aktivizohet sërish”, shkruan në njoftimin e DKA.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.