Pritet si mbret në Gjakovë, Vëllaznimi e prezanton Bardh Rexhën

Atë që e meritoi te KB Rahoveci, duket se Bardh Rexha e ka gjetur te një klub tjetër – dashurinë.

KB Vëllaznimi ka konfirmuar me anë të një postimi transferimin e Bardhit duke e prezantuar zyrtarisht atë.

Në këtë postim dallohen komentet e gjakovarëve që i kanë dëshiruar mirë se ardhje ish-kapitenit të KB Rahovecit.

Sipas burimeve të Rahoveci24, Bardh Rexha ka më shumë se 1 muaj që po qëndron në Gjakovë ku po vazhdon karrierën si basketbollist, teksa gëzon raporte të shkëlqyera si me lojtarët ashtu si edhe me kryesinë e klubit, kurse veçanërisht ai gëzon raport të shkëlqyer me Franko Sterlen, trajnerin kroat të Vëllaznimit, me të cilin është parë edhe në kafeteritë e Rahovecit që tregon për afërsinë e lojtarit me trajnerin e tij.

Bardhi është pritur në Gjakovë si mbret dhe duket se ai do të jetë mjaft i motivuar.

Te Vëllaznimi ai do të luajë përkrah emrave të njohur si Besnik Azemi dhe Atik Koshi, ndërsa ata janë ekip që pritet sigurt të shkojë në Superligë duke parë kualitetin e tyre.

Bardhi u largua nga Rahoveci gjatë kësaj vere pasi Rahoveci vendosi të shkojë përpara me lojtarë tjerë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.