Prishtina ka transferuar MVP të Ligës Ballkanike, Dustin Thomas i cili erdhi nga Izraeli.
Dustin është superlojtar i pozitës 4-5, çka krahas vendorëve shumë të fortë, Prishtinën tash e bën pretendente për titull.
Në anën tjetër Rahoveci mori vetëm një të huaj, Jahi Carson.
Rahoveci ka edhe katër vende të lira në formacionin e ekipit dhe duke parë numrin e vogël të vendorëve, kryesisht të bazuar te Musab Mala, Kryeziu, Bardh Rexha dhe Visar Ejupi, atëherë të pestë të huajt duhet të jenë të një niveli ndërkombëtar duke parë parasysh se të gjitha skuadrat kanë marrë lojtarë kualitativ të huaj.
E për të mbushur boshllëkun dhe të zvogëlohet distanca në kualitet, atëherë është e nevojës emergjente që t’i vihet në ndihmë vendorëve dhe trajnerit për të sjellë të huaj cilësorë.
Kujtojmë se Rahoveci filloi të hënën stërvitjet me Muhamed Thaçin kurse garat fillojnë më 7 shtator.
Klubi deri tash ka pranuar se mundësitë buxhetore i ka të kufizuara tej mase.
/Rahoveci24/