Prishtina: Meriton Korenica kushton 1 milion euro

Prishtina ka bërë një goditje të madhe në këtë afat kalimtar, duke e sjell Meriton Korenicën nga Liria.

Mesfushori sulmues që luan në tri pozitat pas sulmuesit ka filluar të shkëlqejë te Prishtina që në ndeshjet e para.

Njëri prej transferimeve më të qëlluara të Prishtinën në vitet e fundit, ka shënuar tri herë në ndeshjen miqësore ndaj Tiranës.

Golat dhe paraqitja e tij fenomenale ka bërë që klubet në Shqipëria t’ia vëjnë syrin talentit rahovecas, shkruan GazetaOlle.com.

Por ajo që është e vërteta Prishtina nuk preferon ta shes në Shqipëri ose rajon,

Kjo pasi lojtari vlerësohet shumë lartë dhe Prishtina kërkon të fitojë nga 500 mijë deri në 1 milion euro nga ai.

Shumë që nuk do të paguhej nga klubet shqiptare.

Korenica është pjesë e Kosovës U-21 dhe kjo do të bëjë që ai të shitet edhe më lehtë nga Prishtina. /Gazeta Olle/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.